Aktualitet
Sulmi/ Mijëra pasagjerë në radhë në Rinas
Sistemi TIMS në Shqipëri ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga Irani.
Për pasojë, sistemi nuk ka punuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit tonë, duke shkaktuar radhë të gjata.
Kjo ka detyruar qindra pasagjerë teksa presin në radhë në aeroportin e Rinasit
Pas sulmeve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit që kulmuan me ato të korrikut duke ndërprerë shërbimet qeveritare online, Irani duket se ka nisur një ofensivë tjetër ndaj Shqipërisë, në shenjë hakmarrje pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike.
Objektivi i hakerave të Iranit ka qenë tashmë sistemi TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë raportuar probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.