Aktualitet
Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë
Roberto Papçi, ish-dhëndri i Pal Kolës, rojës së sigurisë që mbeti i vrarë në sulmin që iu bë Top Channel bashkë me të ndaluarin tjetër, Agustin Tonaj, kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Mësohet se dyshja janë marrë në pyetje për orë me radhë pas ndalimit të tyre në Vlorë e më pas janë lënë të lirë. Ata kanë dëshmuar se në Vlorë kanë shkuar për të blerë një makinë. • Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për zbulimin e autorëve. Në njoftimin zyrtar, policia deklaron se do të dëmshpërblejë me 100 mijë euro çdo njeri që jep informacion të vlefshëm mbi autorët. • Gjithashtu është zbardhur dhe itinerari. Automjeti ‘Range Rover’ është vjedhur në Shëngjin në vitin 2020 dhe rezulton se i përkiste një qytetari nga Kosova. Ndërsa, targat “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në Tiranë. • Në orën 00:27 autorët janë fiksuar në Kashari. Më pas, ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e qujatur “Përroi i Agait”. Makina rezultoi të ishte e autorëve të këtij sulmi.
Kashar-Durrës-Golem/ Zbardhet itinerari i autorëve që sulmuan Top Channel, i përdorën të dy kallashnikovët, ‘Range Rover’-in ia vodhën kosovarit në Shëngjin, targat kameramanit (LËVIZJET)
Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën dhe itinerarin që kanë ndjekur personat që realizuan sulmin ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i godinës, Pal Kola. SIPAS Policisë, automjeti i përdorur në krim, ‘Range Rover’, ngjyrë kafe, është vjedhur në Shëngjin në vitin 2020 dhe rezulton se i përkiste një qytetari nga Kosova. Ndërsa, targat “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës, që siç u raportua më herët, i përkisnin një kameramani të emisionit investigativ të Top Channel, ‘Inside Story’.
Nga kamerat, grupi hetimor ka dalë në përfundimin se në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjetit i autorëve është fiksuar në zonën e Kasharit. Më pas, ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit.
Më pas, ata janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e qujatur “Përroi i Agait”. Makina rezultoi të ishte e autorëve të këtij sulmi.
Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, ka rezultuar se autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër. Tashmë, grupi hetimor ka në dorë automjetin dhe armën, në të cilat mund të gjenden gjurmë që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes që i mori jetën edhe punonjësit Pal Kola.