Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Sulmi në Kosovë, Rama: Po derdhet gjak të pafajëshmish! Çfarë hetimi po pret BE-ja?! Situata mund të përkeqësohet

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se në veri të Kosovës po derdhet gjak të pafajmshish. Rama shtoi se situata mund të përshkallëzohet. “Situata mund të përkeqësohet nga ora në orë, e dita në ditë. Kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz për rrezikshmërinë e lartë të situatës në veriun e Kosovës. Zëdhënësi i Brukselit tha se duhen pritur rezultatet e hetimit, edhe mund të ishim dakord me këtë nëse minimalisht Serbia do të ishte distancuar nga grupi kriminal që i mori jetën policisë së Kosovës, por në vend të hetimit të ngjarjes të provokuar nga grupi kriminal serb, dhe policia, Serbia zgjodhi t’i nderojë duke i shpallur ditë zi. Çfarë hetimi pret BE? Nuk e dëgjova zëdhënësin e BE që pret hetimin nga autoritetet e Kosovës por s’besoj se do ti pranojë rezultatet e hetimit të Kosovës, pavarësisht se ishte grupi kriminal serb që provokoi dhe shkuan atje për të ndaluar një terror. A po heton vetë BE? Mirë do ishte, por nuk e dëgjova nga zëdhënësi i BE. Sikur ta dëgjonim këtë. Ne nuk kërkuam rezultatin e një hetimi, por dënimin pa ekuivok të vrasjes së policit të Kosovës nga një grup kriminal dhe dënimi i aktit absurd të nderimit të grupit kriminal të armatosur deri në dhëmbë për demonstrimin e një force të paligjshme dhe u asgjësuan nga policia e Kosovës”, tha Rama.

Advertisement