Connect with us

Bota

Sulmi në Solingen, reagon me tone të ashpra kancelari gjerman Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se migrimi i parregullt në Gjermani duhet të zvogëlohet, kjo pasi një sirian që erdhi në Gjermani si azilkërkues u akuzua për vrasjen e tre personave javën e kaluar.

“Ky ishte terrorizëm, terrorizëm kundër të gjithëve ne,” tha Scholz gjatë një vizite në Solingen të hënën.
Scholz tha gjithashtu se qeveria e tij do të duhet të bëjë “çdo gjë që munden për të siguruar që ata që nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojnë në Gjermani të riatdhesohen dhe deportohen” dhe se dëbimet do të përshpejtohen nëse është e nevojshme.
Sulmuesi i dyshuar, 26-vjeçari i quajtur Issa Al H., dyshohet për lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik.

Ai erdhi në Gjermani në vitin 2022 si refugjat sirian, por kërkesa e tij u refuzua dhe ai u urdhërua të dëbohej në Bullgari, sepse ishte regjistruar tashmë për azil atje.
Zyrtarët thonë se kur u përpoqën ta dëbonin, nuk mundën ta gjenin dhe ai mbeti në Gjermani.
Tani ka shpërthyer një grindje rreth asaj se kush ishte përgjegjës për atë sulm.

Advertisement