Connect with us

Kronike

Sulmi në Top Channel/ Policia e Vlorës kërkon armën e zjarrit

Hetimet për sulmin ndaj Top Channel, janë zhvendosur dhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Kjo pasi, sipas grupit hetimor, autorët pasi kanë djegur makinën Range Rover pranë Kavajës janë zhvendosur me një tjetër mjet drejt Vlorës.

Në kamerat e sigurisë, sipas grupit hetimor, në hyrje të Vlorës ka ndaluar një mjet që ka hedhur disa sende të dyshimta që mendohet se kanë qenë armë. Për këtë arsye, dhjetëra efektivë kanë krehur në këmbë zonën dhe kanë kërkuar nëpër shkurre për ndonjë send të dyshimtë.

Çfarë ndodhi në Top Channel?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Advertisement