Bota
Sulmi nga Hamasi, Biden: Mbështetja e SHBA-së për sigurinë e Izraelit është e palëkundur
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/biden-4.jpg)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur të njëjtin qëndrim si liderët e tjerë botërorë, duke dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izralit, ku u shënuan mbi 100 viktima dhe 985 janë plagosur.
Biden gjithashtu shprehet se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit është “e fortë dhe e palëkundur”.
Pasi foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Biden tha se e ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të ofrojë “të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes” për vendin e tij.
Ai gjithashtu paralajmëroi kundër çdo pale tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon të përfitojë nga sulmi dhe tha se ekipi i tij po ndjek situatën nga afër.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)