Connect with us

Rajon

Sulmi terrorist në veri/ Familjarët kërkojnë të marrin trupat e pajetë të sulmuesve

Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, kanë njoftuar se familjarët e tre sulmuesve të vrarë gjatë përleshjeve të armatosur në Banjskë të Zveçanit kanë kërkuar trupat e tyre.

Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë thanë se është kryer autopsia për të tri trupat e pajetë, të cilat po qëndrojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në kushte adekuate deri sa të aprovohet kthimi i tyre nga Prokuroria.

Advertisement