Kosova
Sulmi terrorist serb në veri të Kosovës, shqiptarët në SHBA bëhen bashkë dhe dalin në protestë
Komuniteti shqiptar në Amerikë, të hënën do të protestojnë në New York, për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Lajmin e ka bërë të ditur Vasfije Krasniqi, e cila ka kërkuar që shqiptarët që jetojnë në SHBA të bashkohen në këtë protestë.
Protesta do të mbahet të hënën, në ora 13:00, rrugëve të New York-ut, komuniteti shqiptaro-amerikan do të kërkojë që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës dhe për sulmin terrorist të fundit.