Rajon
Sulmohet autobusi me shqiptarë të Kosovës në Beograd
Një autobus pasagjerësh që ishte nisur nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është sulmuar në Serbi.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të autobusit. Pasagjerët në janë të sigurt dhe nuk ka pasur të lënduar si pasojë e incidentit.
Kompania turistike e autobusit në fjalë ka konfirmuar sulmin duke shtuar se pasagjerët nuk janë lënduar.
Sulmi ka ndodhur në Serbi. Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar, nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Janë duke i perfunduar disa procedura ligjore, dhe udhetimi do të vazhdojë.
Autoritetet ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë incident dhe nuk dihet ende motivi.