Sport
Sulmuesi i njohur braktis Dinamon, pranë transferimit te rivalët historik të kryeqytetit

Sulmuesi Xhuljano Skuka është pranë transferimit te Partizani.
“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht se sulmuesi i Dinamos është shumë pranë kalimit te skuadra tjetër e kryeqytetit.
23-vjeçari me “nëndetësen” nuk ka shfaqur të gjithë potencialin e tij teksa në 13 ndeshje aktivizim në Kategorinë Superiore këtë sezon ai ka mundur të shënojë vetëm një gol.
Gjatë karrierës së tij Skuka gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellën e Korabit, ku ka spikatur me paraqitjet dhe golat e tij në Kategorinë e Parë./ PANORAMASPORT.AL

