Connect with us

Aktualitet

‘Sunny Hill Festival’ sot te Liqeni Artificial në Tiranë

TIRANË- Ditën e sotme nis ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë që do të zgjasë për tre ditë rresht. Emra të mëdhenj do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Tirana përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati të mirëpresë edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri. 40 yjet e muzikës do të performojnë për tre netë rresht të ftuar nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa.

Action Bronson, reperi i famshëm italian Fedez, Tananai  por dhe artistë shqiptarë si Dren Abazi e Dafina Zeqiri do të jenë të parët që do të startojnë festivalin.

Ndërkohë, në ditën e dytë të festivalit do të performojnë vetëm DJ të njohur botëror, ndërsa dita e tretë e festivali do të hapet nga reperi i njohur Stormzy, ndjekur nga Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula, Mozzik & Getinjo dhe Elgit Doda.

Për të marrë më shumë detaje rreth Sunny Hill Festival, mund të shkarkoni aplikacionin zyrtar të festivalit, që është në dy versione, për android dhe IOS. Bileta e blerë është e vlefshme për të trija netët. Bileta ka një kod skanimi dhe më pas pjesëmarrësve i jepet një byzylyk për të vendosur në dorë, i cili nuk duhet të dëmtohet. Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç. Të rinjtë nën moshën 16-vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit. Nga ana tjetër duhet të keni me patjetër me vete kartën e ID për tu futur brenda në festival.

Në festival nuk paguhet me Cash, por pagesat për pijet dhe ushqimin bëhen përmes aplikacionit Sunny Hill. Festivali, do të mbahet me datë 26, 27 dhe 28 gusht. Më herët ky organizim madhështor u zhvillua edhe në kryeqytetin e Kosovës, pjesë e së cilit ishin rreth 100 mijë pjesëmarrës.

Të gjithë artistët që do të performojnë

26 gusht

Action Bronson
Fedez
Tananai
Dafina Zeqiri
Capital T
Dren Abazi
Art Lokaj
Sancet
Cryjaxx
Art Halili

27 gusht

Hardwell
Afrojack
Regard
Merk&Kremont
Drop G
Kamela
Ampov
Vin Veli
Lekë

28 gusht

Stormzy
Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula
Mozzik & Getinjo
Elgit Doda
Asgjë Sikur Dielli
Nika Paris- Vegas Jones- Rooms
Barny Fletcher
Alban Chela
Ardian
Rrrrron

Sunny Hill Festival në Tiranë, rregullat që duhet të zbatoni për të futur në festival

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e Sunny Hill Festival Tirana 2022, gjithçka është pothuajse gati. Organizatorët e festivalit kanë publikuar disa nga rregullat që duhet të ndjekin të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival. Të gjithë ata që tashmë kanë siguruar një biletë, duhet të marrin me vete kartën ID dhe Biletën, ndërsa nuk duhet të marrin me vete mjete të ndaluara.

Gjërat që duhet të dini:

1-Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç.
Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit.
2-Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata.
3-Për t’u futur, mos harroni:
Kartën ID/Pasaportën
Biletën (digjitale ose të printuar)
4-Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë.

Sende të ndaluara:

Mjete të mprehta
Ushqim dhe pije
Produkte aerosoli (spraj)
Parfume
Narkotikë ose substanca të ndaluara
Çakmakë

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *