Sport
Superkompjuteri gjen fituesin e Kupës së Botës
Kupa e Botës 2022 po hyn në fazën përfundimtare tani që kemi arritur në fazën gjysmëfinale, me katër skuadra që ëndërrojnë të fitojnë trofeun dhe superkompjuteri “532” jep Argjentinën e Lionel Messit si favorite, me Francën e Kylian Mbappes pas.
Është vërtetuar shumë herë që në futboll është mirë të shmangen parashikimet dhe sidomos në ndeshjet me eliminim direkt, por askush nuk mund t’u qëndrojë larg.
Pra, çdo gjë që mund të gjejë fituesit është regjistruar, pasi tani ka arritur moshën e… superkompjuterëve.
Ndaj “532” u kujdes që të informojë botën për shanset që Argjentina, Kroacia, Franca dhe Maroku kanë për të fituar Kupën e Botës, me përgjigjet që japin algoritmet.
Pra, bazuar në këtë superkompjuter, Argjentina është favorite për trofeun me një përqindje prej 37%, e ndjekur nga Franca me 35%, Kroacia me 16% dhe Maroku me 13%.