Connect with us

Aktualitet

SURPRIZA nga Hungaria për votën për Kosovën në KiE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka njoftuar se homologu i tij i ka premtuar se Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ministri më përsëriti se Hungaria është e interesuar për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por se synimi i vazhdueshëm i Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare nuk e ndihmon këtë proces dhe konfirmoi se Hungaria do të votojë kundër në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës lidhur me anëtarësimin e Kosovës” – ka shkruar Daçiç në Instagram.

Po ashtu, kryediplomati serb ka theksuar se Hungaria nuk do të mbështesë rezolutën për Srebrenicën në OKB, si dhe çdo propozim që do të çonte në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

Dy ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, taksa paralajmëroi “ditë të vështira” për Serbinë, deklaroi se anëtarësimi eventual i Kosovës në Këshill të Evropës nënkupton largimin e Serbisë nga kjo organizatë, duke pretenduar se Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtetet për anëtarësim, posaçërisht rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai e cilësoi “periudhë të vështirë” vendimmarrjen në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës dhe draft-rezolutën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës, dhe njoftoi t’i ketë dërguar një ankesë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për shkeljen e pretenduar të procedurave mbi rezolutën për dënim të gjenocidit.

Serbia ka paralajmëruar se do të angazhohet kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kundër aprovimit të Rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë. Përderisa votimi për Kosovën pritet ta kalojë fazën parafinale më 16 prill në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, data kur do të votohet draft-rezoluta e OKB-së nuk është e caktuar ende.

Advertisement