Connect with us

Rajon

Sveçla ekstremist/  Petkoviç për ‘planet shoviniste të Serbisë’

Petar Petkoviç, drejtori të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar ndaj Xhelal Sveçlës, ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili të dielën ka deklaruar se “nuk është kundër popullit serb, por kundër planeve shoviniste të Serbisë”.

Pas kësaj deklarate, Petkovic u tregua i ashpër duke e quajtur Sveçlën “ekstremist”. Ai ka eskaluar edhe më tej, duke e quajtur Policinë e Kosovës në Veri, grup terrorist që sipas tij ”terrorizon serbët”.

“Qëllimi i vetëm i përpjekjeve obsesive të Sveçlës për të kriminalizuar serbët nga veriu i Kosovës është të justifikojë praninë e paligjshme të njësive të tij parapolicore në veri të Kosovës, ku ata terrorizojnë popullin serb ditë e natë. Duke folur për krimin, do të ishte mirë që Sveçla të largohej nga vetja dhe nga aktakuzat që janë ngritur me vite ndaj tij” – ka propaganduar Petkovic.

Advertisement