Connect with us

Kosova

‘Ta heqim qafe Vuçiçin/ Eksperti austriak ka një parashikim të fuqishëm

Një draft-statut i Asociacionit iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Ky draft-statut, po mbahet i fshehtë nga publiku për t’iu dhënë kohë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të përgatitur publikun se kanë pranuar kompromise. Në lidhje me këtë temë, ka folur eksperti austriak, Gunther Fehlinger. Ai tha se ky draft duhet të miratohet para mbledhjes së Këshillit Evropian, pasi Kosova do ketë një mundësi unike që të marr statusin e kandidatit si Ukraina. “Tani është koha që të miratohet statuti në nëntor 2023 para mbledhjes së Këshillit Evropian në mes të dhjetorit, në mënyrë që të bëhet presion moral mbi BE-në që Kosova të marrë statusin e kandidatit njësoj si Ukraina. Statusi i kandidatit të kësaj të fundit është një mundësi unike për Kosovën që të marrë të njëjtin status me mbështetjen e Gjermanisë dhe Austrisë, kështu që ky duhet të jetë objektivi kryesor strategjik tani.Kosova duhet të fitojë sërish pozitë të lartë morale duke miratuar Asociacionin tani, pasi kjo do ta izolonte plotësisht Serbinë” – deklaroi eksperti austriak. Krahas kësaj, Fehlinger tha se “kampi serb” në Bruksel është në rrëmujë të madhe, dhe duke miratuar draft-statutin e Asociacionit, Kosova mund ta fitojë debatin. “Tashmë, politika ‘qetësuese’ e kampit serb rreth Borrellit dhe Lajçakut po humbet terren, pasi shteti serb është përfshirë dukshëm në terrorin e Banjskës dhe Serbia është fjalë për fjalë në “shtëpinë e qenve” të BE-së dhe mund të jetë e lumtur që nuk e kanë cilësuar ende si ‘sponsor shtetëror i terrorit’ si ‘Irani i Ballkanit’ apo dhe si ‘Hamasi i Ballkanit!’ – theksoi eksperti ushtarak austriak. Ndër të tjera, ai tha se ja vlen miratimi i Asociacionit në kuadër të Kushtetutës, pasi kjo do ta “hiqte qafe” Vuçiçin. “Mos harroni, pa Ukrainën nuk do të kishte zgjerim të ardhshëm dhe Kosova qëndron me Ukrainën dhe duhet të shpërblehet nga BE për besnikërinë, ndërsa Serbia qëndron me Rusinë. Të presësh që Serbia të njohë Kosovën do të thotë të presësh për një revolucion të ri në Serbi pasi Vuçiç nuk do ta njohë kurrë Kosovën” – potencoi Fehlinger.

 

Advertisement