Connect with us

Politike

Tabaku: Ndërtimi i teatrit të ri në datën e lindjes së Stalinit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit foli për shembjen e teatrit dhe nisjen e punimeve për ndërtimin e teatrit të ri ditën e sotme.

Tabaku e nisi fjalimin e saj me kujtimin e shembjes së teatrit dhe theksoi se nisja e ndërtimit përkon pikërisht me datën e lindjes së Stalinit.

Ajo shtoi se fakti që sot nisën punimet për teatrin e ri tregon arrogancë nga qeveria.

“Sot nisi dita me punimet e nisjes së punës së Teatrit të ri dhe kjo tregon arrogancën e qeverisë. Një shembull që për mua tregon mosfunksionimin e një shtetit, që shkon nga prishja e një momenti kulture deri te fondet. Besoja se fondet kulturore duhen ruajtur dhe kjo qeveri kishte mundësi që ta bënte po shkoi e prishi teatrin e vjetër. Ndodhi sot më 21 dhjetor, ditëlindjen e Stalinit. Shoku Pandi qesh se i di shumë mirë këto data. Arsyeja pse duhet të flas për ligjin e vreshtarisë është se ka ardhur si një detyrim për tu përafruar me legjislacionin e BE. U bë një punë e madhe nga shtatori ne sot ku patën diskutime pafund. Dua të jap një shembull. Ne kuptuam që qeveria nuk kishte kapacitet, nuk kishte ekspertë, apo të specializuar të fushës.

Së dyti, pse u insistua që të bëheshin diskutime me të interesuarit? Sot, duhet patjetër që të përfshihen të gjitha shoqatat. Së treti, ka një afat kohor dhe unë nuk është s pretendoj se të ndodhë fiks në kohë. Por, në këtë fazë është re nevojshme të japim kohë për zbatimin e këtij ligji. Duhet pasur parasysh sa kohë duhet dhe si mund të arrihet. Disa komisione hynë në një diskutim të gjerë dhe më vjen mire që u bë në këtë rast, por nuk ndodh në sektorë të tjerë. Kjo fatkeqësisht nuk po bëhet nga qeveria, ndaj duhet ta bëjmë ne. unë besoj se qytetarët janë nevojë të dëgjojnë për zgjidhje. Diskutuam me ekspertët, e shpresoj që të jetë një shembull i parë i mirë, pavarësisht bindjeve politike, besoj se ka mundësi që të përdoret procesi i integrimit të përdoret për mirë”, u shpreh Tabaku.

Advertisement