Connect with us

Politike

Tabaku nuk pranon drejtimin e PD-së

Mbledhja e PD-së së vulës ditën e djeshme është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme. Fillimisht Gazment Bardhi ka propozuar që në krye të PD-së të vendosej Jorida Tabaku dhe më pas të vazhdonin bisedmet me PD-së e Berishës. Por ky propozim është hedhur poshtë nga Tabaku, e cila nuk ka pranuar që të marrë vendin e kryetares së PD-së.

Mbledhja nisi rreth orës 18 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2:30 të së mërkurës, ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe. Grupi i deputetëve, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar.

Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga ish-kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish-kandidatët për kryetar bashkie, Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi. Në fund 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik.

Advertisement