Kosova
TADIÇ NGRE KRYQIN/ Çështja e Kosovës përcakton fatin e Serbisë
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë (PSD) dhe ish-presidenti serb Boris Tadiç ka thënë se Serbia është një nga vendet e pakta në botë ku shtresat e ndryshme qytetare e barazojnë patriotizmin me primitivizëm, ku dhe ka një keqkuptim të madh për rëndësinë e çështjes së Kosovës.
Në një intervistë për NIN, ai ka theksuar se “Kosova, si dhe pjesët e tjera të territorit, fizikisht dhe me identitet e bëjnë Serbinë atë që është”.
Ai ka shtuar se “nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhëniet me Kosovën, por për marrëdhënie me një pjesë të territorit, me qytetarët, me trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe mbi të gjitha me sovranitetin dhe integritetin e Serbisë”.
“Kur them se çështja e Kosovës përcakton fatin e Serbisë, kjo ka të bëjë me faktin se padyshim fati i çdo vendi përcaktohet nga fakti nëse ai heq dorë nga një pjesë e territorit të tij dhe interesat e tij legjitime kombëtare, sepse kjo ndikon në stabilitet.Nga kjo varet çështja e paqes apo e luftës në të ardhmen, e ardhmja ekonomike e vendit, gjendja e vetëdijes kolektive dhe stabiliteti i përgjithshëm i vendit” – ka pretenduar Tadiç duke theksuar se sot është shumë më e vështirë të mbrohen interesat e Serbisë në Kosovë.
Ai ka vlerësoi gjithahstu se qeveria aktuale ia doli që të dorëzojë të gjitha interesat kombëtare në Kosovë dhe në të njëjtën kohë të bllokojë integrimet evropiane.
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Christopher Hill se njohja e Kosovës nuk do të jetë kusht për anëtarësim në BE, Tadic ka thënë se pyetja e vërtetë është se “cila është rëndësia e një pretendimi të tillë sot në rrethana kur qeveria tashmë de facto e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.
Kur u pyet për të ashtuquajturën “Asamble Gjithëserbe”, Tadiq u shpreh se kjo ishte “një shfaqje me qëllim fshehjen e dorëzimit të interesave kombëtare”.