Connect with us

Politike

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Analisti Endri Tafani ka deklaruar se Partia Socialiste është goditur më fort nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 11 majit.

“Reforma në Drejtësi u bë sepse u pa që modeli putinist i pushtetit, që një kryeministër lidhej me oligarkët dhe qëndronte 10 mandate, u pa që ishte faktor destabilizimi dhe prandaj u kërkua nga Amerika. Nuk e kemi vetëm ne, e ka bërë gjithë Europa Lindore. Kur u bë, personat e përzgjedhur kanë qenë në fondacionin Soros sepse ky fondacion ka insistuar për reforma. Ishte mekanizëm i fortë dhe gjatë kohës që ishte Kraja, nuk është se ka pasur ndonjë lëvizje të madhe. Tani që është konsoliduar si strukturë, goditjen më të madhe opozitës ia ka dhënë “non grata”, PD-ja u përça dhe kjo e dëmtoi më rëndë”, tha Tafani.

Por, sipas tij, PS-ja ka marrë goditje shumë të fortë para fushatës sepse “iu hoq Erion Veliaj nga Tirana”.

“Erion Veliaj ka ndjekur gjithë fushatën në Tiranë. Pra, PS në Tiranë është goditur jashtëzakonisht fort para fushatës. Po të jetë për goditje në këtë fushatë, më shumë ka marrë PS-ja sesa PD-ja”, theksoi Tafani

Advertisement