Kosova
Tahiri: Kurtin nuk e rrëzojmë me votat e Listës Serbe
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se aktualisht, opozita ka mbledhur 49 firma për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Tahiri tha se nënshkrimet janë pa llogaritur deputetët e Listës Serbe, pasi sipas tij, AAK-ja nuk do që Qeveria e Kosovës të rrëzohet me votat e partisë më të madhe serbe në vend.
“Si AAK, ne kemi menduar se mocioni është një zgjidhje e mirë, edhe po të kishim pasur 42 nënshkrime, por mendoj që sot teksa po flasim, janë 49 nënshkrime, duhen vetëm edhe 12 nënshkrime pa Listën Serbe. Ne kemi qëndrim që nuk duam ta rrëzojmë në asnjë moment qeverinë me Listën Serbe”.