Connect with us

Politike

Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s/ Rama: Rutte, mbështetës i paepur i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në selinë qendrore të aleancës në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e konsideron Rutten si një mik të veçantë dhe mbështetës të paepur të Shqipërisë.

“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkroi Rama.

Mark Rutte u zgjodh të drejtojë NATO-n pasi shërbeu si kryeministër i Holandës, ndërsa pasoi në këtë detyrë Jens Stoltenberg.

Advertisement