Politike
Takimi ‘blic’ i Ramës në Vlorë! Japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë (EMRAT)

Të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale në Bashkinë e Vlorës kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha. Lëvizja vjen pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama një ditë më parë. Kryeministri ka ngritur dy grupe pune për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor:
-Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë. Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre.
-Grupi i dytë, ku bëjnë pjesë Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të analizojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë së Vlorës.
Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.
Drejtorët që dhanë dorëheqjen janë:
1-Zambak Selmanaj, drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes;
2-Olsi Durrolli, drejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë;
3- Dorjan Demiri, drejtor Përgjithshëm Juridik;
4- Kozma Mali, drejtor i Financave;
5- Jovan Jaupaj, drejtor i Aseteve;
6-Arlinda Tepelena, drejtore e Turizmit;
7-Dorjan Xhelili, drejtor i NSHP;
8-Francesko Tozaj, drejtor i Pastrimit;
9-Endri Rrokaj, drejtor i Gjelbërimit;
10-Anila Hitaj, drejtore e Shtëpisë së Foshnjës;
11-Irena Stasa, drejtore e Shërbimeve Sociale;
12-Elida Grabova, drejtore e Shtëpisë për Personat me Probleme Mendore;
13-Lorela Ballaj, drejtore e Shtëpisë se Fëmijëve me Aftësi të Veçanta;
14-Sokol Kananaj, drejtor i Tatimeve;
15-Ardian Vreshtazi, drejtor i Emergjencave Civile;
16-Sokol Toto, drejtor i Teatri;
17-Genci Demiraj, drejtor i Pallatit të Kulturës;
18-Laura Brinja, drejtore e Burimeve Njerëzore;
19-Igli Zahaj, drejtor i IMT;
20-Emiljano Ismalili, drejtor i Policisë Bashkiake;
21- Elona Merkaj, drejtore e Pallatit të Sportit.
Takimi i zhvilluar një ditë më parë zgjati rreth 90 minuta dhe u karakterizua nga tone të ashpra dhe kërkesa të drejtpërdrejta nga ana e Kryeministrit. Kreu i qeverisë kritikoi zyrtarët sa i përket problematikave të qytetit si; mungesa e ujit të pijshëm dhe problematikat e turizmit apo ato të mbartura në vite.
Përveç shkarkimeve të të gjithë drejtorëve në Bashkisë Vlorës, Rama konfirmoi ndryshime edhe në strukturat e PS. Kandidati për deputet, i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë, ndërsa deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike.

