Connect with us

Rajon

Takimi me diplomatët europian/ Vuçiç: Bisedime të vështira

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas takimit me diplomatët evropianë i cili tha se bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar.

“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar Vuçiç, nga ora 9:00. Tani dyshja evropiane janë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ndërsa, takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Advertisement