Politike
Takimi me Peleshin/ Kim: SHBA dënon sulmet e Iranit
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadorja zbardhi temën e diskutimit me Peleshin.
Kim bëri me dije se sulmet kiberentike iraniane kanë qenë tema kryesore e diskutimit me ministrin e Mbrojtjes, teksa theksoi se SHBA dënon sulmet kiberentike iraniane ndaj Shqipërisë.
Amerika do të mbështesë gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO -s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve, tha ndër të tjera Yuri Kim.