Rajon
Takimi me pesë diplomatët/ Vuçiç: S’kam fjetur netë të tëra
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk po fle natën duke menduar për atë se si ta nxjerrë Serbinë fituese në takimin e sotëm. Këtë deklaratë e ka bërë në prag të takimit në Beograd me pesë diplomatët evropianë të cilët sot paradite kanë takuar kryeministrin Albin Kurti.
“Kjo ndoshta do të jetë një prej ditëve më të vështira për mua, më të vështirat për Serbinë. Takimi im me pesëshen fillon për një orë. Nuk fle natën për këtë, nuk e di nëse duhet të bërtas nga dhimbja apo të qaj. Gjithçka që mund t’ju them në fund është se po, do të kërkojmë një mënyrë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë dhe mos ia jepni askujt si dhuratë”, tha Vuçiç.