Politike
Alibeaj: Mbështetja e SHBA pas sulmeve kibernetike
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj, është takuar sot me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Me anë të një postimi në Facebook Alibeaj ka dhënë detaje nga takimi me ambasadorën Kim. Ai shkruan se “ishte një takim i frytshëm pune dhe se në qendër të bisedës ishin nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe.
“Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.
Nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së. E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit. E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës”, shkruan Alibeaj.
Gjithashtu ai u shpreh se i garantoi ambasadores se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës.