Politike
Takimi në Athinë, Ambasadorja e shqipërisë në Greqi: Ardhja e Ramës, ditë historike
Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga, hapi takimin e planifikuar të kryeministrit Edi Rama me emigrantët me fjalimin e saj. Hajdaraga e konsideroi ditë historike vizitën e Ramës në Greqi. Ajo tha se e sheh këtë vizitë si një tjetër mundësi për rienergjezimin e marrëdhënieve unike mes shqiptarëve.
“Ardhja e kryeministrit shqiptar në Athinë është vëmendje e vazhdueshme e komunitetit shqiptar në Greqi dhe ditë historike. Ndaj le ta shfrytëzojmë ditën e sotme si një tjetër mundësi për rienergjezimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieve unike mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Një marrëdhënie që ushqehet nga qëllimi i pastër për të lartësuar Shqipërinë deri në fund duke besuar se ëndrrat marrin jetë kur jemi të gjithë së bashku”, tha Hajdaraga.