Connect with us

Politike

Takimi në KQZ/ Kim: Diskutuam kërcënimin të…

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas takimit të ditës së sotme të ambasadores Yuri Kim në ambientet e KQZ-së, me drejtuesin e saj dhe me disa përfaqësues të partive politike. Teksa ndan disa foto nga tryeza e përbashkët, Ambasada thekson se u diskutua kërcënimi serioz i financimeve të fshehta politike ruse. Po ashtu, është zbuluar se Kim ka nënvizuar gjatë takimit se SHBA do të punojë me partnerët në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i mbrojtur nga këto kërcënime.

NJOFTIMI I AMBASADËS:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion. Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim zhvilloi një mbledhje me përfaqësuesit e partive politike në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fokusi i takimit ishte lobimi rus në partitë politike, shqetësim ky i ardhur nga deklarata e zyrtarit amerikan.

Çfarë thotë raporti?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Advertisement