Bota
Takimi Putin-Zelensky i pamundur/ Trump: Gati të përdorim avionët për garantimin e Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte i hapur për përdorimin e avionëve amerikanë si siguri për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Në një intervistë me Daily Caller, ai tha se donte të shihte një zgjidhje.
“Ndoshta do të bëjmë diçka. Do të doja të shihja një zgjidhje. Ata nuk janë ushtarët tanë, por çdo javë, pesë deri në shtatë mijë vriten, kryesisht të rinj. Nëse do të mund ta ndaloja të gjithë këtë dhe të fluturoja me një aeroplan herë pas here, kryesisht do të ishin evropianët, por ne, ne do t’i ndihmonim ata,” shpjegoi presidenti amerikan.
Trump tha gjithashtu se një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duket i pamundur, por se një takim trepalësh me të është i mundur.
“Një takim trepalësh mund të ndodhë. Nuk e di për një takim dypalësh, por një takim trepalësh do të ndodhë. Por, e dini, ndonjëherë njerëzit nuk janë gati”, shtoi ai.
Trump foli edhe për marrëdhënien e tij “shumë të mirë” me Vladimir Putinin gjatë viteve.
“Kjo është arsyeja pse mendova vërtet se do të gjenim një zgjidhje. Do të doja shumë që të kishte një të tillë”, shpjegoi presidenti amerikan, duke iu referuar samitit të Alaskës. “Ndoshta”, shtoi ai, duke iu referuar rusëve dhe ukrainasve, “ata duhet të luftojnë edhe pak. E dini, vazhdoni të luftoni. Marrëzisht, vazhdoni të luftoni”.

