Connect with us

Bota

Takimi Trump-Putin në Budapest, presidenti amerikan: Do jetë dypalësh, por do qëndroj në kontakt me Zelenskyn

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se takimi i ardhshëm me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Budapest të Hungarisë do të jetë vetëm për këto dy vende, por ai vuri në dukje se SHBA-të do të jenë në kontakt me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Do të jetë një takim i dyfishtë. Por do ta kemi Presidentin Zelensky në kontakt. Ka shumë armiqësi midis dy presidentëve dhe nuk po flas jashtë radhe kur e them këtë”, tha Trump.

Trump njoftoi dje pas bisedës së tij dy-orëshe me Putinin se të dy do të takohen në Budapest në javët e ardhshme, megjithëse një datë e saktë nuk është caktuar ende.

“Tre presidentë dhe unë jam presidenti ndërmjetës, unë po ndërmjetësoj. Nuk është një situatë e lehtë”, tha presidenti.

“Është shumë më e lehtë kur njerëzit e kuptojnë njëri-tjetrin, kur bashkohen, kur u pëlqen njëri-tjetri. Nuk e kemi domosdoshmërisht këtë situatë, për sa i përket ‘pëlqimit’. Ndoshta mund të ndryshojë, ndoshta mundet. Por ndërkohë, do t’i bëjmë të mbajnë pak distancë”, tha Trump.

Advertisement