Shkrime
Taktika e re e BE-së, a do të çojë te asociacioni
Raundi i fundit i dialogut në nivel teknik, i cili u mbajt në Bruksel, përfundoi pa rezultate konkrete, por me “diskutime të dobishme”, siç i vlerësoi i dërguari evropian Miroslav Lajçak. Mirëpo, mesazhet që u dëgjuan pas takimeve tregojnë se qëndrimet e të dyja palëve për çështjet kyçe mbeten të njëjta: për Beogradin dhe serbët në Kosovë është Bashkimi i Komunave Serbe, për Prishtinën nuk bëhet fjalë për këtë deri Serbia të angazhohet për njohjen de facto. A do të japin fryte taktikat e reja të BE-së në dialog dhe pas më shumë se një dekade më në fund do të rezultojnë në formimin e asociacionit?
Analsitët theksojnë se pasi BE-ja ua prezantoi palëve propozimin për statutin e asociacionit dhe pas bisedimeve të fundit në Bruksel, duket se ka disa tregues pozitivë, por se duhet pasur kujdes në parashikime, duke pasur parasysh “të vështirat.
Pas takimeve me Petar Petkovic dhe Besnik Bislimi, emisari Lajçak theksoi se bisedimet ishin të dobishme dhe progres në lidhje me çështje të shumta të rendit të ditës.
Pas takimit, Petkovic tha se tema kryesore e bisedës së delegacionit të Beogradit me Lajçakun dhe ekipin e tij në Bruksel ishte draft-statuti i Bashkimit të Komunave Serbe, i cili, tha ai, duhet të përfaqësojë shtyllën kurrizore të asociacionit dhe duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015
Në anën tjetër, Bislimi pohoi se me Lajçakun nuk e ka diskutuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, ndonëse ka konfirmuar se është në rend dite. Ai tha se Prishtina nuk do të fillojë punën për formimin e asociacionit pa u nënshkruar më pare tri marrëveshjet obligim.
Sipas analistëve, deklarimet e Petkovic dhe Bislimit janë të kujdesshme dhe ne funksion per perdorim te brendshem, sepse janë nën presion të madh nga publiku dhe opozita, e cila pretendon se të gjithë këtë po e bëjnë në mënyrë jotransparente
Por duhet ditur se ajo që ndonjëherë deklarojnë në mënyrë deklarative nuk është e vetmja gjë. Ata mund të kenë qëndrimin e tyre, por sigurisht që nuk do të jenë vendimtare