Connect with us

Bota

Talismanë dhe simbole/ E habitshme nga Irani: Izraeli përdori ‘xhinde’ spiunë gjatë luftës

Abdollah Ganji, ish-redaktor i gazetës Javan, e lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane, u tha 150 mijë ndjekësve të tij në platformën X se një “fenomen i çuditshëm” kishte ndodhur gjatë luftës 12-ditore me Izraelin.

Një zyrtar i lartë iranian pretendon se Izraeli ka vendosur “shpirtra okulte dhe mbinatyrore” gjatë luftës së tij me Iranin, raportoi Iran International.

Ganji, më pas, u tha ndjekësve të tij në X/Twitter se një “fenomen i çuditshëm” kishte ndodhur gjatë luftës 12-ditore.

“Pas luftës së fundit, disa fletë letre u gjetën në rrugët e Teheranit, që përmbanin talismanë me simbole hebraike”, shkroi ai. “Në vitin e parë të luftës së Gazës, kishin rrjedhur lajme edhe për takimin e Netanyahut me specialistë okultë.

“Disa vite më parë, Udhëheqësi Suprem kishte deklaruar se vendet armiqësore dhe shërbimet e inteligjencës perëndimore dhe hebraike përdorin shkenca okulte dhe entitete si xhindet për spiunazh.

“Llogaria zyrtare në X e Mossadit në persisht iu përgjigj më pas postimit të Ganji-t.

“Përdorimi i drogës dhe të folurit me xhindët nuk janë tipare të dëshirueshme për dikë që udhëheq një vend”, shkruan ata.

Waleed Gadban, Këshilltari Politik i Përfaqësuesit të Përhershëm të Izraelit në Kombet e Bashkuara, e ripostoi postimin në X të Mossadit, me mbishkrimin në persisht, “Xhindët, xhindët janë kudo”, me një emoji fantazmash në fund.

I mistershëm edhe fakti se si nga Izraeli, janë përgjigjur menjëherë ndaj këtyre pretendimeve dhe besëtytënive iraniane.

Advertisement