Connect with us

Aktualitet

Tan Brahimi thumbon Jul Dedën: Luiz Ejlli mbetet personazhi më i famshëm në Shkodër

Luiz Ejlli mbetet personazhi më i famshëm në Shkodër, sipas Tan Brahimit, që në një lidhje live për “Top Arena” tregoi se fituesi i “Big Brother VIP 2” është personazhi më i dashur në qytet.

Kjo deklaratë duket si thumb për fituesin e “Big Brother VIP 3”, Jul Dedën, që po ashtu është shkodran, megjithatë, kujtojmë që Brahimi ka qenë vetë banor në “BBV 2” dhe që atëherë ka shprehur mbështetjen për këngëtarin.

Mes batutave, aktori tregoi se më tej se shkodranët e kanë ndjekur me shumë entuziazëm dhe përkushtim rrugëtimin e Shqipërisë në “Euro 2023”.

“Tani, bëj sikur di diçka, mos na prish emisionin”, ia ktheu me humor nga studio Dea Mishel Hoxha.

Advertisement