Connect with us

Rajon

Tango e fundit/ Ofertë e majme e Dodik, i ofron Donald Trumpit mineralet në tokat e Republika Srpska

Se sa i frikësuar dhe i dëshpëruar është në të vërtetë kreu i entitetit serb ne Bosnje Hercegovine, Milorad Dodik, tregohet më së miri nga oferta e tij e fundit, teksa i ofroi predisdentit amerikan Donald Trump të gjitha burimet natyrore të Republika Srpska me vlerë 100 miliardë dollarë,  vetëm e vetem që të mund të flas me të dhe të shpëtoje gjithçka që mund të shpëtohet.

“Unë jam gati të flas ekskluzivisht me Donald Trump për mineralet. Në rajonin lindor të Republikës Srpska, pranë kufirit me Serbinë, ka depozita të konsiderueshme të litiumit, magnezit dhe mineraleve të tjera të rralla. Disa vlerësime sugjerojnë se vlera e tyre tregtare i kalon 100 miliardë dollarë. Deri më tani, ne nuk i kemi dhënë leje minerare asnjë vendi apo kompanie të huaj.” tha Dodik

Deputete te opozites në parlamentin e Republika Srpska, thane se Dodik eshte gati më mirë të shihte një vend të zbrazët sesa të humbase pushtetin. Për të, sakrifikimi i çdo gjëje është i pranueshëm, përveç sakrifikimit të pozitës së tij, kështu që ai është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka – nga njerëzit, institucionet dhe burimet natyrore të këtij vendi.

Kujtojme se Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës ka urdhëruar paraburgimin e Presidentit të Republikës Srpska, Kryetarit të Asamblesë Kombëtare dhe Kryeministrit të Republikës Srpska Radovan Višković.

Megjithëse media të shumta raportuan se fundmi se për ta ishte lëshuar një urdhër-arresti nderkombetar, Gjykata ne Bosnje Hercegovine nuk e konfirmoi këtë informacion.

Por edhe nëse urdhri i arrestit nuk është lëshuar (zyrtarisht), nuk ka dyshim se do të ndodhë në ditët në vijim, dhe pikërisht për këtë Dodik po bën lëvizje të reja në tabelën e shahut me shpresën për të shmangur mat-in e pashmangshëm.

 

 

 

Advertisement