Connect with us

Kosova

Tango e pakërcyer, edhe pse pati muzikë…Raund i ri i takimeve bilaterale në Bruksel

Në kryeqendrën evropiane, Bruksel, u mbajt raundi i dytë i takimeve dypalëshe mes emisarëve evropianë dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë por sic edhe ishte paralajmeruar, nuk ndodhi nje I tille me te gjitha palet e perfshira, Kurti-Vuçiç-BE.

Kryediplomati I Unionit, Joseph Borrell, në një konferencë për media, para takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se zotimet që palët kanë marrë përsipër nuk do të ndryshojnë, pavarësisht se kush është në krye të institucioneve të BE-së.

Borrell, i cili është në fund të mandatit si shef i diplomacisë evropiane, theksoi se takimi midis Kurtit dhe Vuçiç-it, do të fokusohej në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Lidhur me pritshmëritë e tij për takimin, u deklarua edhe presidenti serb Aleksande Vuçiç.

Ai theksoi se të mërkurën do të ketë një qasje konstruktive dhe se do të mundohet që problemet t’i zgjidh përmes dialogut, duke pretenduar se nuk beson në vullnetin e Kosovës për një gjë të tillë.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm për takim me Presidentin e Serbisë, dhe ka bërë të ditur se kreu i ekzekutivit kosovar ka paraqitur tri kushte.

“Kosova nuk dëshironte te kishte takim trepalësh, kurse Serbia ishte e gatshme ta bënte. Por duhen dy vetë për te luajtur tangon. Kryesorja eshte se për fat të keq asnjë progres nuk mund të arrihej ” – deklaroi Borrell duke theksuar tri kushtet e Kurtit.

“E para, formalizmi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radojiçiç-it dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”

Advertisement