Kronike
‘Tap’ në timon, arrestohet shoferi në Lushnjë
Policia në Lushnje ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi është kapur teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.