Connect with us

Kronike

‘Tapë’ në timon, 51-vjeçari shkakton aksident me tre të lënduar

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 51-vjeçarin, i cili duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollon dhe automjeti i tij është përplasur me automjetin me drejtuese një 28 vjeçare.

Si pasojë e aksidentit mbeti e lënduar 28 vjeçarja dhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinën e saj, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. L., 28 vjeçe.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë 28-vjeçarja dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.

Advertisement