Connect with us

Kosova

Targat bien në hendek

Lufta e targave në median ndërkombëtare

Prestigjozja Euronews i ka kushtuar një artikull të zgjeruar Luftës së Targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Në shkrim thuhet se afati i vendosur nga qeveria e Kosovës për konvertimin e targave po mbaron  dhe më 31 tetor, në rastin më të mirë, serbët e Veriut do të detyrohen të vendosin në makinat e tyre targat e lëshuara nga Prishtina.

Euronews thotë se kjo ka ngacmuar ujërat e qetësuar disi mes Beogradit dhe Prishtinës, me Bashkimin Evropian në rolin e ndërmjetësit dhe tani target kanë hedhur në hendek paqtimin e brishtë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u shumëfishuan në vitin 2008 pas vetëshpalljes së pavarësisë së Prishtinës, të mbështetur fuqishëm nga SHBA, NATO dhe Bashkimi Evropian, por të pa njohura as nga Beogradi e as nga Moska dhe mbi të gjitha nga 100,000 serbët që banojnë në veri të vendit. Për Euronews, kokëfortësia e të dyja palëve, mund të rindez përballjet e dhunshme.

Advertisement