Connect with us

Politike

Taulant Balla është dallaveraxhi dhe pazarxhi

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka dhënë nga një koment për kolegët e tij, duke ndarë ata që sipas tij nuk kanë asnjë vlerë për politikë. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, teksa është përmendur emri i Taulant Ballës, Flamur Noka u shpreh se ai nbuk vlen, duke shpjeguar arsyen përse: Taulanti nuk vlen, ai ka sjellje prej dallaveraxhiu dhe pazarxhiu.

Po ashtu, ka përmendur disa figura socialiste që sipas tij vlejnë, ose që i ka ende me pikëpyetje, ndërsa për demokratat tha se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë asnjë vlerë.

“Lulzim Basha- në politikë nuk vlen; Erion Veliaj- është një shkallë më lart në intrigë dhe pabesi se Lulzim Basha; Braçe- është origjinal, vlen për atë që ka. si opozitar vlen, si qeveritar çedon; Sali Berisha- padiskutim; Grida Duma-vlen; Elisa Spiropali- kam pikëpyetje shumë; Monika Kryemadhi- e kam mikeshë të vjetër, vlen; Taulant Balla- Në këndvështimin e Rilindjes, ata mendojnë se vlen, në pushtet nuk vlen se sjellja e tij është e dëmshme për shoqërinë, është dallaverezhi e pazarxhi; Alibeaj- një nga njerëzit më të pavlerë që ka politika, është i keqpërdorur, keqardhje’ Blendi Çuçi- është në hije, nuk duket, s’mund të vlejë; Belinda Balluku- ka shumë pikëpyetje, në aspektin politik si kundërshtare përpiqet të ruajë kuadratin.

Advertisement