Lifestyle
Tavë me mashurka të njoma – Shije nga më të freskëtat e stinës
Janë ndër produktet më të freskëta të stinës e gjenden kudo në treg.
Mashurkat janë shumë të shijshme në çdo recetë gatimi e të pasura me vlera ushqyese gjithashtu.
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e tavës me mashurka krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë ideale për ta përgatitur për gjithë familjen.
Përgatitja e Tavës me Mashurka
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona. Në rastin kur tava përgatitet me mish, atëherë për këtë recetë nevojiten edhe 4-5 thela mish)
- 1.5 kg mashurka
- 2-3 karrota
- 5-6 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 kokrra qepë mesatare
- 3 kokrra domate mesatare
- Kripë
- Një tufë majdanoz i freskët
Përgatitja
Si fillim, pastroni me ujë të rrjedhshëm mashurkat dhe t’u hiqni përmes një thike bishtin, majën dhe fijet që kanë anash.
Në rastin kur mashurkat doni t’i përgatisni edhe me mish, si fillim, mishi kaurdiset i pari dhe më pas vijohet me recetën si më poshtë.
Vendosni një tenxhere në zjarr, shtoni vajin e ullirit dhe qepët e grira hollë.
Kaurdisini derisa volumi i qepës të bjerë.
Shtoni karrotat e prera dhe mashurkat kaurdisini bashkë me qepën dhe lëreni me kapak të mbyllur duke i përzierë herë pas here derisa edhe volumi i mashurkave të bjerë.
Më pas, shtoni domatet e grira dhe t’i kaurdisni me mashurkat përreth 8 minuta.
Shtoni kripën the më pas ujë derisa mashurkat të mbulohen dhe lërini të ziejnë derisa uji të avullojë në gjysmë.
Më pas, kalojini mashurkat në një tavë dhe futini të piqen në furrë të parangrohur.
Lërini të piqen derisa tava të mbetet me pak lëng. Kur shërbehet spërkatet me majdanoz të grirë hollë.
Kjo tavë fantastike shoqërohet në një mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, salcë kosi apo djathra të ndryshme gjithashtu edhe me turshi.
Vlerat e Mashurkave
Mashurkat janë të pasura me hekur, ndaj rekomandohen gjerësisht për njerëzit që kanë pamjaftueshmëri të këtij minerali.
Mashurkat janë gjithashtu të pasura me magnez, zink, kalium, fosfor dhe kalçium.
Kjo i bën ato perfekte për organizmin