Connect with us

Rajon

Të anulohen zgjedhjet/ Abazoviç thirrje për Milatoviç

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic i ka kërkuar presidenti të ri Jakov Milatoviç të anulojë vendimin e Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

Sipas tij, presidenti i ri duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve. Në një intervistë për mediat vendase ai tha se zgjedhjet e reja mund të mbahen në fund të qershorit, para sezonit veror.

Abazoviç tha se Gjykanoviç nuk ka të drejtë të shpërndajë parlamentin në këtë mënyrë. Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviç shpërndau parlamentin dhe caktoi 11 qershorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme.

 

Advertisement

TRENDING