Pinknews
“Të dashuroj”, Azemi i shpreh dashurinë, reagimi i Albës nuk pritej (VIDEO)
Azemi ka vendosur që të mos humbasë më kohë dhe të shprehë hapur ndjenjat që ka për Albën. Gjatë këtyre ditëve ai është munduar t’i tregojë se ka interes për të, si me fjalë ashtu edhe me vepra duke i qëndruar sa më afër.
Por Alba duket e pavendosur në atë se çfarë ndjen për të, e madje në disa momente i ka thënë se deri në këtë moment e sheh vetëm si shok.
Azemi i cili duket se nuk i ka pritur dhe aq mirë këto deklarata ka vendosur t’ja shprehë hapur ndjenjat duke i thënë se është i dashuruar me të.
“Më mbet hatri për disa gjëra, sepse jam dashuruar. Ka momente që unë i kam me veten, duhet me i procesu, janë shumë gjëra. E kuptoj pjesën tënde”, tha ai.
Vukaj në anën tjetër i tha se po e bën të ndihet keq dhe të ndihet fajtore për këtë gjë.
“Mua po më bën të ndihem keq, të ndihem fajtore. Po më bën të ndihem sikur jam njeri i keq. Në çdo moment jam treguar e sinqertë me ty, t’i kam bërë gjërat e qarta me fillim. Dua të mbesim shokë të mirë”, tha ajo.