Connect with us

Kronike

Të dehur me raki, 62-vjeçari goditi me sëpatë fqinjin

Një sherr i nisur brenda një lokali, për një lojë letrash, ka përfunduar në një tentativë për vrasje. Vasil Begolli mbeti i plagosur pasditen e së mërkurës në fshatin Menkulas të Devollit. Nga dhoma e spitalit, ai deklaroi përpara oficerit të policisë se ka rënë nga shkallët, në tentativë për të fshehur ngjarjen dhe për të mbrojtur personin që e plagosi. Por nga hetimet e Policisë së Shtetit rezultoi se në fakt kemi të bëjmë me një tentativë për vrasje.

73-vjeçari është qëlluar në kokë, me me pjesen e prapme te sepatës nga fqinji i tij, Vasil Babinasi, 62 vjeç. Sherri ka nisur në këtë lokal në qendër të Menkulasit, ku dy bashkëfshatarët kanë qenë duke luajtur letra dhe duke pirë raki. Teksa luanin, ata janë zënë për një lojë letra, por sipas pronarit të lokalit, kjo nuk është hera e parë që dy ziheshin për shkaqe banale. Por kjo ishte hera e parë që njërit prej tyre iu rrezikua jeta.

Advertisement