Kronike
Të dehur në timon dhe kundër rregullave të qarkullimit, në pranga pesë shoferë dhe katër të tjerë nën hetim
Në javën që lajmë pas në kryeqytet janë arrestuar pesë persona, pasi u kapën të dehur në timon apo shkelën rregullat e qarkullimit.
Katër persona të tjerë u vunë nën hetim pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Ndërkohë janë vendosur 9,389 gjoba, konkretisht:
-59 masa për xhama të zinj;
-605 masa për tejkalim shpejtësie;
-188 masa për parakalim të gabuar;
-226 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
-322 masa për mos vendosje rrip sigurimi;
-140 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;
-411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;
-14 masa për mosrespektim të tabelës “Stop”;
-34 masa ndaj këmbësorëve;
-6 268 masa për qëndrim të gabuar;
-1 515 masa të ndryshme.
Pezullime dhe bllokime:
-1 rast për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
-6 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;
-2 raste për shkelje të tjera;
-8 automjete janë bllokuara (për detyrime të pashlyera dhe për mungesë dokumentacioni).