Connect with us

Bota

“Të dua babi, sot dhe gjithmonë”- Ivanka Trump dhe fëmijët e tjerë reagojnë për sulmin që iu bë ish-presidentit

Vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas atentatit që iu bë Donald Trump.

“I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë.”

Gjithashtu, Donald Trump Jr postoi në X një imazh të babait të tij nga mitingu në Pensilvani me grushtin në ajër dhe gjakun e tij në fytyrë.

Krahas imazhit ai shkruan: “Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.

Në të njëjtën platformë, Tiffany Ariana Trump falënderon Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.

“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në

Advertisement