Pinknews
‘Të dua’, Kiara i kthehet Luizit: Mirë, nuk ta them më
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë që të shtunën pas spektaklit të madh të “Big Brother VIP” që qëndrojnë bashkë në një suitë. Vëllai i Madh vendosi që të realizonte dëshirën e moderatores duke qenë se ishte një nga fitueset e lojës së imitimeve.
Ajo kishte kërkuar një surprizë për partnerin e saj dhe veten. Gjatë qëndrimit në suitë, ata kanë kaluar mjaft momente romantike, ku edhe i kanë shprehur dashurinë njëri-tjetrit.
Teksa Kiara i tha ‘të dua shumë’, Luizi i përgjigjet se kjo është arsyeja që do dalë nëse ajo eliminohet nga BB VIP. Më pas moderatorja i tha se nuk do ja thotë më.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Të dua shumë
Luizi: Prandaj do dal unë po dole ti
Kiara: Për ça?
Luizi: Se më do
Kiara: Seriozisht e ke ti?
Luizi: Po moj
Kiara: Mirë, nuk ta them më