Aktualitet
‘Të dy palët vjedhin’/ Lapaj: Duhet krijuar një sistem ku të votohen më të mirët
Lapaj:Në konceptin tonë, shteti nuk është subjekti që punëson gjithë republikën, por subjekti që garanton rregull, ku secili te hapë biznesin e tij, vendet e punës. Të marrë çka i takon. Është e rëndësishmë gara, sepse na nxjerr më të mirët në cdo fushë. Duke dalë më të mirët në krye, krijohen politika të drejta. Ne nuk themi na voto ne, themi hajde imponojmë bashkë këto rregulla dhe pastaj votoni më të mirët. Por jo njerëz të korruptuar, që e di e gjithë Shqipëria që janë të korruptuar, dhe ju detyroheni të votoni o njërën palë ose tjetrën, o të njërit oligark ose oligarkut tjetër, ku të dy palët vjedhin, ose detyroheni mos të votoni fare. Dhe kjo duhet të ndryshojë, ju duhet një sistem ku ju të votoni më të mirët.