Connect with us

Kosova

Të festosh vdekjen, kombi nekrofil serb dhe ‘komplotet’ e Perëndimit

Serbët paraqiten ekskluzivisht si viktima, pa kritika ndaj politikave të Millosheviqit, krimet çetnike nuk përmenden askund: Çfarë historie po mësojnë fëmijët tanë tani?

“Një nga përfundimet më shkatërruese të një analize, është se nërbi, ideologjia e Sllobodan Milloshevicit dhe veprat e tij kanë mbetur të paprekura në pothuajse të gjitha tekstet shkollore” – keshtu ka vleresuar , historiania Dubravka Stojanoviç, profesoreshë në Fakultetin Filozofik

Ajo gjithashtu paralajmëroi se serbët po portretizohen gjithnjë e më shumë si një komb humbës, i rrethuar nga armiq, gjë që mund të jetë katastrofike për brezin e ri, të cilët e ndërtojnë idenë e tyre për botën rreth tyre bazuar në libra të tillë.

Në librin e saj “E kaluara po vjen”, ajo mblodhi gati 30 vjet kërkime mbi librat nga të cilët mësohej historia në shkollat ​​në Serbi, tekste shkollore nga luftërat ballkanike deri në ditët e sotme dhe analizohet se si ato i paraqesin luftërat ballkanike, Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore dhe luftërat e zhvilluara në vitet 1990, si dhe se si janë interpretuar ato ngjarje.

“Nuk ka asnjë distancim dhe asnjë kritikë ndaj politikës së Milloshevicit, asnjë përgjegjësi. Nga kjo  del qartë se rënia e ish diktatorit që përgjaku Ballkanin, nuk u shoqerua me rënien e ideologjisë së tij. Kjo shpjegon pse ne jemi ende duke luftuar, të bllokuar në të njëjtat pyetje për më shumë se 30 vjet. Nuk mund të gjejmë një rrugëdalje sepse nuk e kemi ndryshuar përgjigjen që u japim ketyre pyetjeve. Dhe as pyetje të reja, të ndryshme nuk kemi bërë” – theksoi historiania e njohur serbe.

Kur është fjala për problemin e Kosovës dhe bombardimet e NATO-s në vitin 1999, shumica e teksteve, tha Stojanoviç, mbështesin politikën e Milloshevicit me të gjitha forcat, dhe pa asnjë grimë pendese.

“Humbja e kontrollit mbi Kosovën tregohet si rezultat i një komploti të shteteve perëndimore. Nuk ka asnjë kontekst, nuk ka përgjegjësi të Milloshevicit për bombardimet. Ky eshtë manipulim dhe përzgjedhje e ngjarjeve, gjë që na largon nga fillimi i të jetuarit në botën reale dhe ndryshimi i politikës që na solli deri këtu” – potencoi Stojanović duke shtuar: – “Nëse që nga Luftërat Ballkanike janë himnizuar heronjtë dhe fitoret,  humbjet janë treguar vetëm si pjesë e historisë fitimtare, viktimat dhe disfatat kanë qenë në qendër dhe janë treguar në mënyra traumatike. Keto interpretime nuk po I lejojne serbet te dalin nga gjendja e kllapisë kolektive qe ka bllokuar shoqerine dhe e ka homogjenizuar atë. Një shoqëri e tillë bëhet narcisiste, sheh vetëm vetveten, humbet sensin e botës së jashtme, jeton në keqardhje për veten dhe është pasive. Nuk ka të bëjë me historinë dhe faktet tona reale, por me një interpretim nacionalist nekrofil dhe morbid. Feston vdekjen, jo jetën, një interpretim i tillë, në kundërshtim me shkencën historike, vërshon në tekstet e historisë serbe”.

Advertisement