Connect with us

Kosova

Të fillojë dasma/ Borrell për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë në lidhje me marrëveshjen e Ohrit se Kosova dhe Serbia u zotuan për rrugën drejt normalizimit dhe zbatimin aneksit – duke kërkuar që të zbatohen të gjitha obligimet.

Kjo deklaratë e Borrellit vjen pasi më 4 prill Bruksel kishte takim në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe drejtorit i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shmangin çdo përshkallëzim, teksa theksoi:

“Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim”, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane.

Më parë, më 18 mars në Ohër, u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Nënshkrim të marrëveshjes nuk pati, por Borrell deklaroi atë natë se “tashmë ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, duke shtuar se “ajo duhet të zbatohet”.

 

Advertisement