Politike
‘Të flasë me punëtorët shqiptarë’/ Rama nesër në Selanik, zbulohet ora
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë nesër në Selanik, duke vijuar një “traditë” që krijoi disa muaj më parë për takimin me shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit. Këtë herë Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik. Takimi me shqiptarët do të nisë në orën 11.00 të paradites dhe do të zhvillohet në ambientet e “Hotel Porto Palace”.
Kjo nismë përkon edhe me faktin që për herë të parë në Shqipëri, vitin që vjen do të implementohet edhe vota e diasporës, ku emigrantët do të votojnë me postë. E ndërkohë që Rama ka nisur turin, opozita nga ana tjetër ka zhvilluar vetëm një takim në SHBA, ku kishte dërguar drejtuesin politik të qarkut të Tiranës, Belind Këlliçin.